Eliminimi i stresit nė punė - Mėnyra pėr tė qenė sa mė tė ēlirėt dhe produktivė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Eliminimi i stresit nė punė - Mėnyra pėr tė qenė sa mė tė ēlirėt dhe produktivė

Stresi ėshtė pjesė e procesit tė punės. Ai ushtron sasinė e duhur tė presionit, pėr tė ēuar deri nė fund njė objektiv, nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe tė efektshme.

Eliminimi i stresit nė punė - Mėnyra pėr tė qenė sa mė tė ēlirėt dhe produktivė
Eliminimi i stresit nė punė - Mėnyra pėr tė qenė sa mė tė ēlirėt dhe produktivė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/10/2017 19:46

Nė momentin kur ankthi bėhet mė shumė seē duhet i pranishėm, gjithsesi, stresi vazhdon t'ju ndjekė ju edhe jashtė zyrės, duke bėrė kėshtu qė tė ndikojė nė jetėn tuaj personale, pėrveē asaj profesionale. Artikulli do tė na njohė me disa hapa tė rėndėsishėm, tė cilėt synojnė tė ndihmojnė nė mirėdrejtimin e stresit, pavarėsisht nėse ėshtė e nevojshme, ose jo pėr tė ndryshuar vendin e punės. Kjo gjė mund tė duket shumė e thjeshtė, por identifikimi i shkaqeve kryesore tė ēėshtjes do tė ndihmojė nė procesin e tejkalimit sa mė mirė dhe sa mė suksesshėm tė problemit. Individėt mund tė pėrjetojnė dhimbje koke, dhimbje stomaku, shqetėsime nė gjumė, rritje nervash, apo mungesė pėrqendrimi edhe pėr gjėra tė thjeshta. Sipas Shoqatės sė Psikologėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, stresi kronik mund tė rezultojė nė gjendje ankthi, pagjumėsi, presion tė lartė gjaku, si dhe dobėsim tė sistemit imunitar.

Punoni nė mėnyrė tė menēur

Nė momentin kur ju keni kuptuar se ėshtė rritur niveli i stresit duhet tė vlerėsoni marrėdhėniet qė keni me kolegėt nė punė. Ju duhet tė keni marrėdhėnie tė shėndetshme me kolegėt dhe nuk duhet tė ngujoheni prapa ekranit tė kompjuterit nė zyrė, duke shmangur kontaktin. Ndryshimet e vogla nė komunikimin dhe mėnyrėn e tė punuarit mund tė ndėrtojnė njė lidhje mė tė mirė me ata qė ju rrethojnė dhe do t'ju largojnė njė pjesė tė shqetėsimeve. Ju duhet tė socializoheni me kolegėt tuaj, duke bėrė biseda e diskutime tė vogla me ta, e kjo do tju ndihmojė pėr tė qenė mė i ēlodhur.

Jini mė aktiv, diskuto rreth njė ēėshtjeje interesante dhe lėr bisedėn tė rrjedhė. Kjo mund tė jetė shumė e mirė pėr tė rritur nivelin e prodhimtarisė profesionale, si dhe pėr tė ēliruar stresin. Nėse nė punė ke kolegė tė rinj, kjo gjė ėshtė akoma mė e mirė, sepse ju do tė filloni tė kuptoni njėri-tjetrin mė shumė nė nivel individual dhe, nga ana tjetėr, si rezultat, do tė punoni nė njė mjedis mė bashkėpunues e dashamirės. Edhe vetėm njohja e njerėzve tė rinj mund tė pėrmirėsojė humorin tuaj dhe tė ndihmojė tė punoni mė mirė sė bashku.

Largoni celularin

Tė qenurit i lidhur me celularin, 24 orė nė ditė, pėrbėn njė burim stresi. Telefonatat e vazhdueshme, mesazhet, si dhe rifreskimet e statuseve nė rrjetet sociale mund tė jenė dėmtuese, sidomos nėse ju jeni tip qė i pėrdorni shumė. Lėreni pėr pak kohė celularin dhe pėrqendrohuni mė shumė te vetja. Ju duhet t'i thoni "po" mė shpesh kolegėve, kur ata ofrojnė ndihmė, nė njė projekt qė ju merrni pjesė. Kjo nuk do tė thotė se ju nuk jeni aq tė zotė, por pėrkundrazi, se ju vlerėsoni marrėdhėniet e mira nė punė dhe shfaqni njė frymė bashkimi. Njė gjė e tillė, jo vetėm qė do tė ulte barrėn e punės, por do tė pėrmirėsonte edhe organizimin, duke e bėrė mė produktiv rezultatin e ngarkesės sė projektit. Nė kėtė mes ka padyshim edhe raste kur tė qenurit i lidhur, apo nė linjė, ėshtė e domosdoshme. Interesi i njė kompanie ėshtė qė punonjėsit e saj tė kenė mundėsi tė rimėkėmben psikologjikisht, e mė pas tė vazhdojnė rrjedhėn e punės.

Mbani njė listė me shkrim pėr gjėrat qė duhen bėrė

Tė mbajturit e njė liste me shkrim, pėr gjėrat qė janė nė plan pėr ditėn ėshtė shumė e rėndėsishme. Nė kohėt digjitale, nocioni i tė shkruarit tė gjėrave pėr ditėn mund tė duket si diēka e prapambetur dhe e panevojshme, por dhėnia e pėrparėsisė pėr tė shkruar gjėrat qė duhen bėrė mund tė ndihmojė pėr tė dhėnė njė kuadėr mė tė qartė se si do tė duket dita juaj. Kjo listė nuk humbet ndėr gjėrat qė ndodhin nė kompjuter, nesė shkruhet te ky i fundit dhe askush nuk tė shqetėsohet pėr tė harruar ose jo ēėshtje tė rėndėsishme. Shkrimi i listės nė mėngjes ndihmon nė perceptimin mė tė mirė se ēfarė pret nga dita dhe bėn tė qartė nė fillim tė saj se cilat gjėra duhen bėrė. Pėrveē kėsaj, kalimi i pikave nė mėnyrė fizike mund tė japė njė ndjenjė ēlirimi.

Bėni mė shumė pėr veten tuaj

Pėrditshmėria, shpesh luan njė rol tė madh nė nivelin e stresit. Ndarja nga zakonet e kėqija dhe ndjekja e atyre tė mirave mund tė ndihmojė tė ndiheni mė i lehtėsuar gjatė ditės sė punės. Ju mund tė caktoni pushime tė vogla gjatė procesit tė punės. Nėse jeni ngujuar nė karrigen tuaj pėr tė gjithė ditėn dhe nuk do t'i jepni vetes kohė pėr pak pushim, ka shumė tė ngjarė qė tė stresoheni. Ju duhet qė tė bėni intervale tė shkurtra gjatė ditės duke krijuar kėshtu edhe njė shkėputje tė pėrkohshme psikologjike qė do tė largojė lodhjen. Ju mund tė bėni njė ecje, tė pini njė kafe, apo edhe tė hani drekė. Tė gjitha kėto gjėra do t'ju japin kohė pėr tė kthjelluar mendjen dhe pėr tė bėrė njė pushim nė trurin tuaj, duke pakėsuar stresin. Pushimet e shkurtra nuk do tė ulin performancėn tuaj dhe janė tė mira nėse punoni nė njė pozicion ku krijimtaria ėshtė e rėndėsishme. Caktimi i tyre gjatė ditės, disa herė, ndihmon qė ju tė trajnoni veten pėr t'u pėrgatitur pėr njė rifreskim tė trurit, duke ju bėrė mė produktivė.

Tregohuni tė mirė me veten

Kur jeni me moral tė ulėt, si dhe keni objektiva tė vėshtirė pėr projektet tuaja mund tė jetė e vėshtirė pėr tė parė pėrtej tyre. Ju duhet tė ecni pėrpara dhe tė mos harroni se sfidat qė po pėrballni tani do tė duken tė vogla e tė pakuptimta, nė momentin qė do t'i kaloni ato. Ēdo njeri kalon momente, tė cilat, pėrpara se tė pėrjetohen, duken si tė pamundura, apo tė pakalueshme, e pasi pėrjetohen, duken gjėra tė vogla. Mėsojeni veten me idenė se asgjė nuk ėshtė e pamundur dhe e vėshtirė. Ėshtė e pamundur pėr tė eliminuar ēdo stres nga puna juaj, por ju mbase nuk e doni njė gjė tė tillė, pasi disa nivele tė vogla stresi mund tė jenė tė shėndetshme dhe nxitėse pėr tė arritur objektivat dhe pėr t'ju mbajtur nė aktivitet. Puna pėr tė zhdukur stresin e keq dhe pėr ta bėrė vendin e punės, njė vend tė shėndetshėm, mund tė ndikojė nė mėnyrėn se si ju e shihni punėn tuaj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
9T0 Y

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė