Vende pėrrallore ekzistencėn e tė cilave nuk e di pothuajse askush
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Vende pėrrallore ekzistencėn e tė cilave nuk e di pothuajse askush

"Sekrete tė Mrekullueshme tė Botės" ėshtė njė guidė e publikuar sė fundmi nga Lonely Planet, i cili synon qė t'u tregojė turistėve kureshtarė, detaje nė 360 gradė tė disa vendeve tė mrekullueshme nė botė, ekzistencėn e tė cilave thuasje nuk e di askush.

Shtėpia pėr kukulla nė lumin Drina/ Bajina Basta, Bosnjė-Hercegovinė
Shtėpia pėr kukulla nė lumin Drina/ Bajina Basta, Bosnjė-Hercegovinė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/12/2017 00:14

Shtėpia pėr kukulla nė lumin Drina/ Bajina Basta, Bosnjė-Hercegovinė

Tė lodhur nga zhurma e qytetit apo nga disa fqinjė qė nuk pushojnė kurrė sė foluri? Ilaēi i shpėtimit pėr ju do tė ishte shtėpia nė lumin Drina, qė ndan Bosnjė-Hercegovinėn me Serbinė. E ndėrtuar mė 1960 nga vendasit qė donin tė clodheshin nė gjirin e natyrės, kjo shtėpi pėrrallore duket sikur ka sfiduar rregullat e gravitetit dhe qėndron krenare mbi njė shkėmb nė mes tė kėtij lumi.

Qė prej atij viti, kjo shtėpi ėshtė ndėrtuar disa herė, duke qenė se ajo ėshtė shkatėrruar nga vėrshimet e furishme tė lumit. Nė ditėt e sotme, ajo vizitohet nga turistėt tė cilėt ushtrojnė sportin e kanotazhit nė kėtė lumė.

Tė fluturosh nė fund tė botės/ Tungurahua, Ekuador

Tė fluturosh nė fund tė botės/ Tungurahua, Ekuador

Tė fluturosh nė fund tė botės/ Tungurahua, Ekuador

Shtėpia nė njė prej pemėve mė tė larta nė xhunglėn e Ekuadorit, ofron pamje tė mrekullueshme nga dritarja e saj, atė tė vullkanit aktiv Tungurahua, shtėpi e cila funksionon aktualisht edhe si njė stacion sizmik vėzhgues pėr vullkanin.

Njė shilarėse e varur me dy litarė shumė tė fortė qėndron e varur nė njė prej trungjeve poshtė pemės sė kėsaj shtėpie, njėkohėsisht edhe njė prej objekteve qė ndez kureshjten e pothuasje tė gjithė turistėve qė vendosin tė vizitojnė vullkanin Tungurahua.

Anija e braktisur e shpirtrave/ Kentucky, ShBA

Anija e braktisur e shpirtrave/ Kentucky, ShBA

Anija e braktisur e shpirtrave/ Kentucky, ShBA

Nė jug tė lumit Ohio nė Petersburg, Kentucky, ndodhet anija e shpirtrave e njohur me emrin, Sachem. Ngjyrat e ndryshme qė e kanė rrethuar kėtė anije, e cila qėndron nė Kentucky tė SHBA-sė, pėrfaqėsojnė historinė e jetės sė saj qė nga fillimet e deri mė sot.

Ajo ka shėrbyer si njė anije luksoze nė fillim tė viteve 1902, e cila ishte nė pronėsi tė Thomas Edison. Nė 1917, ajo iu shit Ushtrisė Amerikane, e cila thuajse e shndėrroi atė krejtėsisht, nė mėnyrė qė ajo tė ishte sa mė rezistente dhe tė kishte jetėgjatėsi nė Luftėn e Parė Botėrore. Pas luftės, ajo u shit dhe shėrbente vetėm si njė anije e thjeshtė peshkimi.

Pas pėrfundimit edhe tė Luftės sė Dytė Botėrore, ajo shėrbeu si njė anije turistėsh nė qytetin e Nju Jorkut pėr gati 40 vjet, periudhė gjatė sė cilės ajo doli edhe njė herė nė videoklipin e kėngėtares sė njohur Madona, "Papa Don't Preach".

Katedralja mbi ujėrat e bekuara/ Narino, Kolumbi

Katedralja mbi ujėrat e bekuara/ Narino, Kolumbi

Katedralja mbi ujėrat e bekuara/ Narino, Kolumbi

Kjo katedrale ndodhet rreth 100 metra mbi lumin Guaitara. Themelet e kėsaj ndėrtese katolike romane, e cila tė jep pėrshtypjen e njė kėshtjelle ndodhen nė ujėra tė bekuara. Sipas legjendės, njė nėnė sė bashku me vajzėn e saj shurdhmemece i zuri njė stuhi e fortė pikėrisht nė kėtė vend gjatė viteve 1754. Kur ato u strehuan pranė rrjedhės sė lumit thonė se panė t'u shfaqej Shėn Maria e reflektuar nė njė prej gurėve tė lumit dhe qė prej atij momenti vajza filloi tė dėgjonte dhe tė fliste.

Pas kėsaj mrekullie, edhe njė burrė i verbėr, pasi kaloi njė natė nė kėtė vend, tė nesėrmen i kishte ardhur shikimi dhe qė nga ai moment ky vend u kthye nė njė vend peligrinazhi. Nė 1949-n u ndėrtua edhe kjo katedrale.

Lugina e Hėnės, Parajsa e Goias nė Brazil

Lugina e Hėnės, Parajsa e Goias nė Brazil

Lugina e Hėnės, Parajsa e Goias nė Brazil

Janė dashur disa miliona vjet dhe triliarda litra ujė pėr tė krijuar dhe pėr t'i dhėnė formėn e mrekullueshme shkėmbinjve nė Luginėn e Hėnės, nė lumin Sao Migel nė Brazil.

Liqeni Kaindy/ Malet Tian Shan, Kazakistan

Liqeni Kaindy/ Malet Tian Shan, Kazakistan

Liqeni Kaindy/ Malet Tian Shan, Kazakistan

Bredha tė shumtė rriten nga ujėrat e liqenit Kaindy nė malet Tian Shan, ku njė pyll i tėrė ka lulėzuar pėr rėnies sė njė tėrmeti tė fuqishėm. Ai ka njė sipėrfaqe rreth 2000 metra katrorė dhe ndodhet nė kufi ndėrmjet Kazakistanit dhe Kirgistanit.

Lugina e Vdekjes nė gadishullin Kamchatka, Rusi

Lugina e Vdekjes nė gadishullin Kamchatka, Rusi

Lugina e Vdekjes nė gadishullin Kamchatka, Rusi

Ky ėshtė njė prej territoreve mė tė rrezikshėm jo vetėm nė Rusi por nė tė gjithė botėn. Edhe pse sa pėrmend Rusinė, tė vijnė menjėherė ndėr mend temperaturat shumė tė ulėta, kjo luginė ėshtė krejt e kundėrta, sepse kėtu temperaturat shkojnė deri nė 250 gradė Celcius. Nė kėtė luginė nuk mund tė gjesh asnjė lloj kafshe dhe asnjė lloj bimėsie, jo vetėm pėr shkak tė temperaturave tė larta por kryesisht si pasojė e gazrave tė shumtė toksikė qė e bėjnė tė pamundur zhvillimin e jetės.

Shkallėt Ha'iku/ Hauai, SHBA

Shkallėt Ha'iku/ Hauai, SHBA

Shkallėt Ha'iku/ Hauai, SHBA

Tė njohura ndryshe si Shkallėt pėr nė Parajsė, 3,922 shkallėt ndodhen nė ishullin Hauai qė duket sikur humbet nė horizont. Nė vitin 1950, shkallėt e vjetra ekzistuese prej druri u zėvendėsuan nga ato metalike.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
g<**W

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė
Reklamė